Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″ i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Besar Halimi i cili realizoi gol të jashtëzakonshëm sonte, u shpreh i lumtur që realizoi, por i dëshpëruar me rezultatin.
“Jam shumë i lumtur që kam shënuar atë gol, që i kam dhënë pak shpresë të gjithë”, ka thënë Halimi.
“Por jemi të dëshpëruar sepse ato 5 minuta pas golit kishim më shumë presa, por Spanja është nivel shumë më lart dhe ishte e vështirë”, tregoi ai.
“Të gjithë tifozët duhet të jenë me neve dhe na japin forcë për në të ardhmen. Problemi është se në përgjithësi te goli i parë spanjollët na zurën shumë keq dhe ishte shumë e vështirë”, ka thënë Halimi. /FrontOnline/