Futbollisti i Kosovës, Besar Halimi ka reaguar pas fitores së sotme të Kosovës përballë San Marinos.
Në miqësoren e sotme në “Fadil Vokrri”, Kosova e “demoloi” San Marinon me rezultat 4:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Halimi u shpreh i kënaqur me futbollistët që debutuan sot.
“Shumë lojtarë të rinj luajtën dhe krejt kanë bërë paraqitje të mirë, janë të rinj dhe besoj se e kemi të ardhmen e mirë”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për të ardhmen e tij te Sandhauseni.
“S’mund të flas shumë me të ardhmen, kontrata është në fund me Sundhousen dhe s’do të qëndrojë, por për momentin nuk ka diçka tjetër”, deklaroi Halimi./FrontOnline/