Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi është përfolur në media shumë herë për transformimin e saj në peshë.
Së fundi ajo ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për gjithçka rreth karrierës dhe jetës së saj.
Linda ka diskutuar me moderatoret arsyet e largimit të saj nga muzika.
Ku nuk ka ngurruar të tregojë se është ngacmuar nga producentët.
Ajo ka treguar se është ngacmuar nga producentët në Amerikë të cilët i kanë kërkuar të udhëtojnë në fundjavë bashkë, të hanë darka në këmbim të këngëve.
Kjo gjë ka ndodhur në prani të burrit të saj, pasi ky i fundit për të mos shkaktuar probleme nuk prezantohej si i tillë para tyre.
Tani më Linda nuk e ka një menaxher dhe nuk është duke bashkëpunuar me askënd, duke treguar se këto situata e kishin mërzitur së tepërmi. Edhe pse bashkëshortin e kishte patur suport dhe ai shpeshherë e ka ndihmuar për të gjetur të tjera shtëpi diskografike.