×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Rugova në paraburgim, ja për çka po dyshohet i pari i Istogut

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.Për arrestimin e tyre kanë folur nga Prokuroria, Policia dhe avokati i Rugovëss.Policia e ka konfirmuar se janë intervistuar tre të duashuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    LEXO EDHE: Zyba: Dialogu nuk ka qenë përfaqësim i vullnetit qytetar

    “Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

    Për arrestimin e këtyre zyrtarëve janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Prokurorja kujdestare atje, Valbona Dishaj-Haxhosaj, ka thënë se ata janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit.

    “Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj.

    Ndërkohë, për avokatin Besnik Berisha, shoqërimi dhe ndalimi në polici i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

    “Nga ajo që kam perceptuar gjatë intervistimit dhe provat e ofruara nga hetuesit policorë, jam absolutisht i bindur se zoti Rugova nuk ka bërë asnjë krim, përkundrazi ka respektuar në përpikëri ligjet për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe ligjet e tjera në fuqi”, tha Berisha.

    Berisha ka thënë se Rugova akuzohet për katër vepra penale, për të cilat ai shprehet i bindur se është i pafajshëm. Bëhet fjalë për katër vendime të Asamblesë Komunale për dhënien në shfrytëzim të disa parcelave për gurthyes.“Veprat për të cilat akuzohet kryetari kanë të bëjnë me katër vendime të Asamblesë Komunale për dhënien e disa parcelave për gurthyes”, është shprehur Berisha.Tutje, ai tregoi se kontratat e tilla janë nënshkruar nga nënkryetari i komunës, gjë që sipas tij, është shmangur konflikti i interesit me kompaninë përfituese.“Normalisht Rugova nuk ka nënshkruar. Por, e ka dërguar kompetencën e tij te nënkryetari i Komunës. Është shmangur konflikti i interesit”, ka thënë Berisha.“Kontratat e tjera që janë nënshkruar nga nënkryetari i përputhen vendimit të Asamblesë Komunale. Ajo ka votuar dhe vlerësuar në interes të dhënies në shfrytëzim të asaj zone”, shtoi Berisha.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.