Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, një person i panjohur nga arka i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur në Gjilan.
Sipas policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, një i dyshuar i panjohur nga arka i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.