Një arkë me 250 euro është vjedhur dje në mbrëmje në një lokal në Prizren.
Policia përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se ankuesi ka raportuar se i dyshuari ka qenë i moshës rreth 30 vjeç dhe se gjatë ballafaqimit me të, viktima kishte pësuar lëndime trupore.
“Viktima kishte vrapuar pas te dyshuarit me qëllim që ta ndal, mirëpo i dyshuari e kishte kanosur duke e paralajmëruar se posedonte thikë me vete. I dyshuari nga arka kishte vjedhur 250€ dhe arkën e kishte hedhur dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline