×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Hajni me maskat e nxënësve/ Tenderi 70 mijë €, dyshohet se 30 mijë € janë keqpërdorur(Dokumente)

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Fatlum Berisha

    Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e cila udhëhiqet nga Ramë Likaj i AAK-së, para një jave e ka shpërblyer me tender në vlerë prej 70 mijë euro një kompani, e cila ka ofertuar me çmime shumë të shtrenjta të maskave mbrojtëse dhe që është regjistruar si biznes vetëm para 4 muajve.

    Sipas dokumenteve që posedon portali “Front Online” tenderi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për blerjen e maskave mbrojtëse në kushte pandemie për nxënësit e Republikës së Kosovës  i është dhënë kompanisë  “YOOBOPO SH.P.K.”, e cila sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës është regjistruar si biznes më 28 maj të këtij viti.

     Kompania me 6000 euro kapital të deklaruar merr tender 70 mijë euro

    Për më keq, ky tender që “peshon” 70 mijë euro nëpërmjet formës së negociuar dhe pa tender të hapur, i është dhënë kompanisë, e cila sipas të dhënave në Agjencinë e Bizneseve ka vetëm 6000 euro kapital dhe vetëm 1 punëtor.

    Sipas kësaj kontrate të nënshkruar më 25 shtator 2020, të cilën e posedon edhe Front Online një maskë mbrojtëse është blerë me një çmim prej 15 cent, përderisa në tregun me pakicë aktualisht një e tillë shitet me një çmim përgjysmë më lirë.

    Portali “Front Online” i ka dërguar të mërkurën e kaluar pyetje zyrës për informim të MASHT-it për ta pyetur se pse ky tender për furnzim me maska nuk ka qenë i hapur, por është zgjedhur forma e negociuar e prokurimit dhe me një ofertues dhe a është verifikuar kompania fituese, e cila është regjistruar si biznes para 4 muajve, por zyrtarët e Ministrisë nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje deri më sot.

     Kompania fituese: Maskat i kemi të standardeve evropiane, u regjistruam si biznes para 4 muajve

    Në anën tjetër, Marigona Metaj, drejtoreshë e kompanisë fituese “YOOBOPO SH.P.K.”, e kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Front Online ka deklaruar se maskat mbrojtëse i kanë sipas standardeve evropiane. Ajo ka pranuar se si biznes në Kosovë janë regjistruar para 4 muajve, mirëpo është arsyetuar se kanë përvojë të gjatë jashtë vendit.

    “I kemi maskat sipas standardeve evropiane. Jemi fabrika më e madhe në Kosovë. E kemi ngrit kualitetin, punën e pastër, nuk e kemi kualitetin e Kinës”, ka thënë ajo, duke shtuar se nuk matet cilësia e produktit në bazë të jetëgjatësisë se ekzistimit të fabrikës.

    “Çertifikatat që i kemi marrë në laborët ndërkombëtar flasin vet. Eshte çertifiakta CE e Komisionit Europian. Çertifikatat e Euro-tech, trup çertifikues ndër më të mëdhat të Bashkimit Europian”.

    E pyetur se a kanë marrë ndonjë certifikatë të tillë në muajin mars të këtij viti, ajo ka thënë se kanë certifikata nga fillimi i këtij viti, që i bie se në atë kohë ata si biznes nuk kanë qenë fare të regjistruar në Kosovë.

    “Kemi çertifikata edhe në fillim në të vitit. Jemi biznes që jemi regjistuar që 4 muaj, por jemi biznes që punojmë shumë gjatë jashtë tregut të Kosovës. Investitorët kryesorë janë zviceranët”, ka pohuar Metaj.

    Dyshohet se buxheti i Kosovës u dëmtua 30 mijë euro në tenderin në vlerë prej 70 mijë euro

    Portali “Front Online” ka gjetur se çmimi i maskave të tilla në tregun e Kosovës është dukshëm më i lirë se që janë blerë nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Në disa markete të vendit çmimi me pakicë i maskave është 4.99 euro për 50 maska, dukshëm më i lirë se maskat e blera nga MASHT-i, përkatësisht 7.5 euro për 50 maska.


    Në disa kompani që merren me shitjen e produkteve të tilla në treg të Kosovës gjinden maska edhe me çmim prej 8-9 cent, gati përgjysmë më lirë se që i ka blerë Ministria e Arsimit nga kompania “YOOBOPO SH.P.K.”.

    “Prej datës 21 deri me datën 25 shtator 2020 do t`ia shisja maskat Ministrisë me çmim nga 4 deri në 5 euro për pako (50 copa), apo 8-10 euro për 100 copë. Kualiteti do të ishte i njëjtë, nuk do të ndryshonte”, kanë thënë për “Front Online” nga Kompania “Eco-Line”, e cila merret me shitjen e maskave të tilla në tregun e Kosovës.

    Përndryshe, sipas një kalkulimi të thjeshtë, bazuar në çmimin e shitjes së këtyre maskave në tregun e Kosovës, del se nga ky tender buxheti i Kosovës është dëmtuar për rreth 30 mijë euro.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, për FrontOnline ka thënë se ka një angazhim të fortë të koalicionit në aktivitetet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, për FrontOnline, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës  është më e fuqishme se kurrë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë. Më pas të dy ata...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Vota e diasporës tashmë kanë marrë një rëndësi të veçantë në zgjedhjet që mbahen në Kosovë, duke u bërë një faktor kyç...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta në darkën e të nominuarve është pyetur se “pse gjithmonë insiston ta largosh Gjestin nga Driloni?”. Ajo tah se do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.