Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dy femra kosovare kanë raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat.
Nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa, rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante./Front Online/