Disa persona në Prishtinë, dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi, ku nga atje kanë vjedhur një armë leje.
Rastin në polici e ka paraqitur pronari i shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, rasti është ende nën hetime.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një mashkulli kosovar dhe nga aty kanë vjedhë pistoletë me leje. Rasti duke u hetuar”, njofton policia