Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtallë të bagëtive në Obiliq i kanë vjedhur 4 krerë gjedhë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa ankuesi ka raportuar se vjedhja është bëre nga disa persona të panjohur.
Rasti nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur nga shtalla e bagëtive ia kanë vjedhur 4 krerë gjedhë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.