Një burrë nga Prishtina ka raportuar se i kanë hyrë hajnat në shtëpi.
Ai ka bërë të ditur se i janë vjedhur paratë, stoli ari, argjendi dhe dy laptopë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 21.08.2022 – 00:40.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top. Rasti nën hetime”, njofton policia.