Dy persona të dyshuar kanë depërtuar brenda një shtëpie në Ferizaj të cilën e kanë demoluar dhe poashtu i kanë vjedhur dy automjete me targa vendore.
Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të maskuar, kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij të cilën e kanë demoluar dhe po ashtu i kanë vjedhur dy automjete me targa vendore. Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur, rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e policisë.