Nuk nguron asnjëherë t’i tregojë për rrënjët e saj shqiptare. Në verë vizitoi Shqipërinë me familjen dhe miqtë e ngushtë por Dua Lipa nuk mjaftohet me kaq. Ylli i muzikës pop ka postuar së fundmi një video në Instagram, ku shihet duke i mësuar shoqes së saj shqip.
Ajo shihet duke udhëtuar me mikeshat e saj, mes së cilave dhe Sarah Lysander, e cila përsërit fjalët shqip të Lipës, Hajde zemër. Kujtojmë që Dua i ka dhënë fund lidhjes dy vjeçare me modelin, Anwar Hadid, i cili ishte gjithashtu në Shqipëri. Shkak është bërë distanca mes tyre.