×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hajdari kërkon nga Emiratet e Bashkuara Arabe investime në energjinë e gjelbër në Kosovë

    FrontOnline
    20 Tetor 2023

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka kërkuar investime në energjinë e ripërtritshme në Kosovë.

    Sipas një komunikate për medie të ministrisë, Hajdari, ftesën për investime në këtë fushë ia ka bërë kompanisë prestigjioze të energjisë së ripërtritshme dhe hidrogjenit të gjelbër, Masdar.

    “Ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend. Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtritshme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarëbotërore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    Sipas njoftimit për medie, ministrja Hajdari këto takime i realizoi gjatë qëndrimit të saj në Emirate të Bashkuara Arabe, në mirëbesim të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi dhe përmes tij, takoi menaxhmentin e lartë të kompanisë Masdar, të përfaqësuar nga Serkan Ata, me të cilin diskutuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë që ofrohen për investimet e qëndrueshme.

    Ministrja Hajdari dhe ambasadori i Kosovës në EBA, e informoi Ata lidhur me progresin ekonomik, demokratik dhe përparësitë për investime në Kosovë, përfshirë prioritetet e politikave industriale dhe të energjisë, reformat me 16 e më shumë ligje të të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar mundësitë e aplikimit dhe negocimit përmes ligjit për partneritet publiko-privat, projektligjit për investimet e qëndrueshme dhe projektligjit për burimet e ripërtritshme.

    “Përfaqësuesit e kompanisë Masdar shprehën interesimin për projektet në fushën e energjisë së ripërtritshme dhe për instrumentet të cilat e përkrahin të investuarit në Kosovë, për të cilat Ministrja Hajdari njoftoi më hollësisht për instrumentet dhe lehtësimet legjislative që nxisin dhe mbrojnë investimet e qëndrueshme në Kosovë. Ajo njëherazi u zotua që do t’i përcjellin informatat shtesë me projektet konkrete në kuadër të Protokollit të Parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë–EBA, ku përfshihet edhe sektori i energjisë. Në fund, Ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend”, thuhet në komunikatë.

    Sipas MINT-it, Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtritshme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarëbotërore.

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.