Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, po merr mbështetje të vazhdueshme nga qytetarët.
Beqa përmes një video, ka thënë se rinia e Gjakovës iu ka prirë historikisht ndryshimit e po ndodh edhe sot.
“Rinia është pasuria dhe ardhmëria e shtetit tonë, dhe zhvillimi i duhur i saj konsiderohet prioritet i kryesor i planit të Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me Prof.Dr Enver Hoxhaj kryeministër rinia do të ketë infrastrukturë dhe norma ligjore, që janë në interesin e tyre dhe që përkojnë me standardet demokratike. Rinia e Gjakovës historikisht iu ka prirë proceseve të ndryshimit, një gjë e tillë po ndodh edhe sot. Përkrahja kaq e madhe e tyre tregon se pas pakë ditësh na pret fitorja e madhe e Partisë Demokratike të KosovësFaleminderit!#PDK134#HajdarBeqa28“, ka thënë Beqa.