Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se qytetarët e Klinës do ta mbështesin kandidaturën e tij për deputet me zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi ata janë rreshtuar me planin e Rimëkëmbjes së kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhajt.
“Klina, por edhe e gjithë Kosova është mobilizuar në përkrahje të kandidatit për kryeminstër të PDK-ës, Enver Hoxhaj, por edhe mua si kandidat për deputet” – ka shkruar Beqa.
Hajdar Beqa mban numrin 28 në listën e PDK-ës.