Hailey Bieber gjithmonë ka qenë e sinqertë me fansat në lidhje me shëndetin e saj edhe në të shkuarën.
Në fillim të këtij viti, modelja pësoi një “mini goditje” dhe ndau lajmin me ndjekësit për të përhapur ndërgjegjësim rreth mpiksjes së gjakut tek gratë e reja.
Tani, Bieber po na jep një tjetër përditësim për shëndetin e saj, por këtë herë ajo po flet për një kist ovarian me “madhësinë e një molle”.
Modelja pozoi para pasqyrës duke e ndarë më pas në Instagram, ku krahas imazhit shkruante:
“Kam një kist në vezore sa një mollë. Unë nuk kam endometriozë ose PCOS (sindroma e vezores policistike) por kam marrë një kist ovarian disa herë dhe nuk është shaka”.
Ajo hodhi poshtë edhe thashethemet që kanë qarkulluar prej kohësh për një shtatzëni të mundshme, duke shtuar se “nuk është një fëmijë”, përpara se të përshkruante efektet anësore që vijnë së bashku me kistat ovariane.
“Është e dhimbshme dhe shpesh më përzihet, ndjehem e fryrë,”-ka shkruar ajo.”Gjithsesi… Jam e sigurt që shumë prej jush mund të më kuptojnë më shumë. Ne mund t’ja dalim”./FrontOnline/