×
  • Sport
  • Sport

    Hadar jep dorëheqje nga posti i selektorit të Kosovës

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Rami Hadar ka dhënë dorëheqje për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt.

    Hadar ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023.

    Ai udhëhoqi Dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si dhe pësoi nga Danimarka.

    Gjithashtu Hadar ishte trajner i Kosovës në dy ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2027, ku Kosova fitoi ndaj Irlandës dhe pësoi nga Azerbajxhani.

    Hadar ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen.

    Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka pranuar dorëheqjen e tij.

    “FBK falënderon trajnerin Rami Hadar për angazhimin e tij dhe i dëshiron suksese në karrierë. Federata e Basketbollit e Kosovës ka filluar negociatat me trajnerë potencial për të udhëhequr Dardanët, ku përzgjedhësi i ri pritet të emërohet shumë shpejt. Ndërkohë, ndeshjet e ardhshme për Dardanët janë në muajin nëntor, kundër Zvicrës dhe Irlandës për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.

    Paraprakisht, dje trajneri izraelit dha dorëheqje edhe nga pozita e trajnerit të Pejës, ndërsa ky largim i tij vjen pas deklaratave të rënda që i dha ditë më parë, duke i akuzuar referët për referim tendencioz ndaj tij dhe kërkoi nga Federata dhe nga të gjithë ata që merren me basketboll që të zgjohen/këndellen. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport11 Mars 2025
    Mesfushori francez, Paul Pogba, ka mbetur jashtë fushës për një kohë shkaku i një pezullimi nga dopingu. Pogba tani është i lirë...
    Sport10 Mars 2025
    Hendbollisti i kombëtares së Kosovës në hendboll, Egzon Gjuka mendon se dueli me Ukrainën është sfida më e madhe e Dardanëve. Kosova...
    Sport10 Mars 2025
    Të shtunën e 8 marsit në Terrnoc të Bujanocit  është mbajtur turneu tradicional i boksit ku morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria,...
    Të tjera
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti, viktimave  meshkuj, u ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.