Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është një “prototip” i një makine sulmuese në të gjitha kuptimet e fjalës, pasi përveç aftësive në shënimin e golave, ai gjithashtu ka një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Haaland është bërë zyrtarisht futbollisti më i shpejtë në Bundesliga që prej dje, shkruan FrontOnline.
Në ndeshjen ndaj Stuttgartit, ai arriti një shpejtësi prej 36.04 km/h, e cila është rekord për këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.
Lojtari më i mirë i “Milionerëve” lë pas Marcus Thuramin e Borussia Monchengladbachut, i cili arriti shpejtësinë 35.97 km/h më herët.
Dortmundi e fitoi ndeshjen ndaj Stuttgartit me rezultat 3:2, por interesant është fakti se Haaland nuk shënoi asnjë gol, por vetëm dhuroi asistim te goli i fitores./FrontOnline/
Erling Haaland bateu o recorde de velocidade na temporada da Bundesliga com 36,04 km/h. Um atleta 🏃♂️💨 pic.twitter.com/L8iFGWovKF
— BVB DA MASSA 🇧🇷🇩🇪 (@BvbMassa) April 10, 2021