×
  • Sport
  • Sport

    Haaland e lëshoi mundësinë ta thyejë rekordin e Ronaldos

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Erling Haaland e ka lëshuar mundësinë ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos për arritjen më të shpejtë të 100 golave me një klub.

    Përfaqësuesi norvegjez hyri në ndeshje me Interin në Ligën e Kampionëve mbrëmë me bindjen që ta thyejë këtë rekord pasi i kishte 99 gola në 103 ndeshje me Manchester Cityn.

    Një gol eventual ndaj “Nerazzurri” do ta bënte atë ta shkruajë historinë pasi do t’i arrinte 100 gola në 104 ndeshje.

    Kurse, CR7 e kishte arritur shifrën e 100 golave pas 105 ndeshjesh të zhvilluara me Real Madridin.

    Sidoqoftë, edhe pse nuk arriti ta thyente rekordin e legjendës portugeze, norvegjezi të paktën mund ta barazojë rekordin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

    Në fakt, ish-futbollisti i Salzburgut dhe Borussia Dortmundit do ta kërkojë golin e 100-të me “Citizens” në fundjavë në ndeshje me Arsenalin në Premierligë.

    Nëse e arrin një gjë të tillë do t’i bashkohej Ronaldos si njëri prej dy lojtarëve që e kanë arritur shifrën e 100 golave me një klub të vetëm më së shpejti në histori të futbollit.

    Pas barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Interit, trajneri Pep Guardiola e mbrojti Haalandin duke thënë se për ta ruajtur norvegjezin përkujdeseshin gjashtë lojtarë, tre prapa dhe tre përpara, për t’ia pamundësuar kështu që të shënonte gol./Express

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport19 Shtator 2024
    Të premten, të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së futbollit. Kjo xhiro do...
    Sport19 Shtator 2024
    Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita. “Dardanët”...
    Sport19 Shtator 2024
    FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve. Kosova ka përparuar për dy pozita në renditjen e muajit shtator...
    Të tjera
    Sport19 Shtator 2024
    Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita. “Dardanët”...
    Lajme19 Shtator 2024
    Partia Socialdemokrate po e mban një aksion simbolik para Urës së Ibrit në Mitrovicë. Në këtë aksion, anëtarët e PSD-së e kanë...
    Vip19 Shtator 2024
    Ka nisur sonte sezoni i 21-të i “Deutschland sucht den Superstar”. Është një spektakël i njohur talentesh në Gjermani, në jurinë e...
    Sport19 Shtator 2024
    FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve. Kosova ka përparuar për dy pozita në renditjen e muajit shtator...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth organizimit të Procesit të Berlinit, që për një dekadë po organizohet nga...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Bullgaria do të hetojë një kompani të lidhur me shitjen e pejxherëve grupit militant libanez Hezbollah që shpërtheu këtë javë në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.