Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow ka pozuar e zhveshur me rastin e ditëlindjes së saj të 50-të. “Doja të isha e mbuluar me flori dhe e zhveshur. Ndihem shumë mirë që kur mbusha 50 vjeç. Dua të tregoj energjinë dhe optimizmin tim me këto foto”, tha ajo.
Pak ditë më parë ajo u tha ndjekësve të saj se nuk e ndjen fare se koha po i kalon dhe se i pëlqen si duket trupi i saj. “Trupi im është ‘prova’ e gjithçkaje që kam kaluar deri tani. Flokët i kam gri. Dielli ka lënë gjurmët e gishtave mbi mua. Unë i kam pranuar rrudhat e mia. Nuk e ndjej më nevojën për të qenë perfekte”, tha ajo.
Ajo shkroi në blogun e saj se tani po fillon një fazë e re e jetës së saj dhe se “ka pranuar të gjitha gabimet e saj dhe ka mësuar shumë nga ajo përvojë”.
“Për prindërit e mi, ditëlindja e 50-të dukej si një llogari me veten. Për nënën time ishte kulmi i mrekullisë. Një kombinim i rritjes, dashurisë dhe artit. Për babain tim, ishte kulmi i trishtimit”, tha ajo./FrontOnline/