Guvernatori i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia, e ka provuar direkt para gazetarëve testin e ri diagnostikues “bëje vetë” për COVID-19.
“Është shumë e thjeshtë, tani do t’ju tregoj”, u tha ai gazetarëve, duke hapur epruvetën me reagentin dhe tamponin që futet në zgavrat e hundës me 5 lëvizje të vogla.
Midis operacionit dhe rezultatit të testit, i cili i doli negativ, u deshën pak më shumë se një minutë e gjysmë kohë.
Me testin e antigjenit, Zaia tha se “hapet një skenar i shkëlqyeshëm, ai i gjurmueshmërisë. Nëse të gjithë do të bënim provën, do të ishte një gjë e shkëlqyeshme” sepse “kushdo që e bën atë ka në dorë jo vetëm fatin e jetës së tij por edhe të komunitetit”.