×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori Ismaili takohet me ministrin, Nenad Rashiq, diskutojnë për rregulloren e re të BQK-së

    FrontOnline
    07 Shkurt 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili priti në takim Ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikën e Kosovës, Nenad Rashiq.

    Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e ka njoftuar Ministrin Rashiq për ndryshimet e fundit në Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj.

    Gjatë takimit po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë ekzistuese, alternativat dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshme financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Për më tepër, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore.

    Pra, të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet. Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

    Gjithashtu, Guvernatori Ismaili e njoftoi Ministrin Rashiq se vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

    Guvernatori Ismaili tha se BQK-ja mbetet e vendosur për avancimin e kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe se mbetet e përkushtuar që të vazhdojë me aktivitete informuese dhe vetëdijësuese për publikun.

    Ministri Rashiq vlerësoi lartë rolin e BQK-së dhe angazhimin e saj, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar brenda kapacitetit të tij, më qëllim rritjes së përfshirjes financiare dhe zgjerimit të mundësive për qasje financiare për të gjitha komunitetet.

    Guvernatori Ismaili dhe Ministri Rashiq shprehen gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të informimit sa më të plotë dhe adekuat për të lehtësuar zbatimin me sukses të kërkesave të legjislacionit vendor.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që t’ua vazhdojë edhe për nga dy muaj paraburgimin, vëllezërve Viqentijeviq të cilët u arrestuan...
    Lajme08 Janar 2025
    Shumë marrëveshje ndërkombëtare, shumica prej tyre financiare kanë mbetur të bllokuara pasi nuk kanë arritur të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës dhe...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Deputetë të Parlamentit Evropian kanë kritikuar ekzekutivin e BE-së për “vonesë të madhe” në zbatimin e një ligji të rëndësishëm që synon...
    Vip08 Janar 2025
    Xuxi ka akuzuar Drilonin se përdorë hapa për qetësim, dhe mungesës së emocioneve. Këtë deklaratë ai ia kishte thënë Xhenetës e cila...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Bashkimi i Kanadasë me SHBA-në nën kërcënimin e tarifave tregtare, marrja nën kontroll e Kanalit të Panamasë dhe Greenlandës edhe me forcë...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Panamaja ka këmbëngulur se sovraniteti i saj mbi Kanalin e Panamasë është “i panegociueshëm” pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një trup i pajetë është gjetur gjatë kërkimit të dy burrave britanikë që u zhdukën në Dolomites, tha shërbimi i shpëtimit alpin...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Të gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.