×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori i BQK-së mori pjesë në Forumin e Ministrave të Ekonomisë në kuadër të procesit të Berlinit në Tiranë

    FrontOnline
    27 Shtator 2023

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ismaili mori pjesë në Forumin e Ministrave të Ekonomisë në kuadër të procesit të Berlinit në Tiranë, i titulluar “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE-së”.

    Në këtë forum të nivelit të lartë u argumentua nevoja e ndërlidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor me sistemin e pagesave të shpejta të Bankës Qendrore Evropiane të njohur si TIPS, për të lehtësuar dhe përshpejtuar pagesat ndërkufitare ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

    Në kuadër të këtij projekti, vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan të ndërmarrin hapa konkret drejtë plotësimit të kritereve për anëtarësim në skemën e pagesave të BE-së SEPA (Zona e Unifikuar e Pagesave në BE). Ky anëtarësim do të lehtësonte tregtinë në të gjithë rajonin dhe me BE-në, duke mbështetur lëvizjen e kapitalit, aktivitetin ekonomik dhe një sistem inovativ, të sigurt dhe efikas të pagesave.

    Në margjinat e këtij takimi, Guvernatori Ismaili ishte pjesë e panelit me temën “Integrimi i Sistemit të Pagesave të Regjionit për të lehtësuar tregtinë dhe përgatitjen e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e mundshëm në Eurozonë”, ku shpalosi orientimin strategjik të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës drejt reformimit të Sistemit Kombëtar të Pagesave, si dhe rëndësinë e ndërlidhjes së tij me sistemet e pagesave regjionale dhe të BE-së.

    Përveç kontributit në ekonomi, për Republikën e Kosovës ky proces ndikon direkt edhe në shfrytëzimin e përfitimeve të gjëra nga bizneset, qytetarët dhe diaspora, në kuptimin e uljes së kostos, si dhe rritjes së shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve të pagesave dhe remitancave.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.