×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Banka

    Guvernatori i BQK-së: 3 miliardë euro në Kosovë për 9 muaj nga diaspora

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2022

    Në emisionin EURO n’7, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka shpjeguar rolin e madh që diaspora jonë ka në ekonominë vendore.

    Sipas tij, viti 2021 kishte përfunduar me një rritje të konsiderueshme të ekonomisë vendore por që kjo rritje nuk u përcoll edhe në vitin 2022 për shkak të luftës në Ukrainë dhe inflacionit, faktor këta që ndikuan në uljen e konsumit të brendshëm.

    E në anën tjetër, sikur edhe në vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, por me një shkallë edhe më të lartë, diaspora vetëm për konsum në Kosovë ka shpenzuar 1,48 miliard euro, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përballje me inflacionin.

    Duke u bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora deri në muajin shtator ka dërguar mbi një milliard euro, ndërsa me investime direkte kryesisht në blerjen e patundshmërisë ka kontribuar, me mbi 600 milion euro.

    Totali i kontributeve të diasporës në Kosovë, për nëntë muajt e parë të vitit, del të jetë 3 miliardë euro.

    “Ndër vite, dërgesat e diasporës janë rritur dhe këto mjete janë burim shumë i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, pjesa më e madhe e remitencave shkon në konsum dhe kjo ndikon në rritjen ekonomike. Kosova duhet të bëjë shumë që këto mjete të diasporës t’i orientoj në investime direkte dhe kjo do të forconte edhe më shumë lidhjet tona si shtet me ta”, ka shtuar guvernatori i BQK, Fehmi Mehmeti.

    Përveç kapitalit financiar, sipas kreut të BQK, vendi duhet të bëjë çmos që të tërheq edhe kapitalin njerëzor nga diaspora. /GazetaExpress

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Mjekët kanë konstatuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçe, e cila është gjetur sot në një apartament në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë....
    Lajme13 Janar 2025
    Të enjten dhe të premten (16 – 17 janar) në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare...
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës. Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 18:00. Kjo u...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9...
    Vip13 Janar 2025
    Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4. Big Brother Vip Albania 4 ka marrë një vendim, duke...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Idriz Vehapi ka shkruar për takimin që të dielen ka pasur me qytetarët e Komunës së Rahovecit,...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ku u prit nga drejtuesja, Fahrie Hoti....
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka njoftuar se ka qenë në vizitë tek Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.