×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Guterres: Situata globale është e paqëndrueshme

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”, ku një numër në rritje i shteteve besojnë se mund të kalojnë pa u ndëshkuar.

    “Nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai gjatë debatit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku po marrin pjesë presidentë, kryeministra, monarkë dhe udhëheqës të tjerë.

    Duke përmendur thellimin e ndarjeve gjeopolitike, luftërat, ndryshimet klimatike e armët bërthamore, ai tha njerëzimi “po shkon drejt të paimagjinueshmes – një fuçi baruti që rrezikon ta përfshijë botën”.

    Por, tha ai, “sfidat që ne përballemi mund të zgjidhen” nëse komuniteti ndërkombëtarë përballet me rreziqet e paqëndrueshmërisë, pabarazisë, padrejtësisë dhe mosndëshkimit, që tha se minojnë ligjin ndërkombëtar dhe parimet themeltare të OKB-së.

    Nisja e takimeve të udhëheqësve botërorë në OKB po ndodh në kohën kur në botë janë rritur ndarjet, po zhvillohen luftëra në Gazë, Ukrainë e Sudan, dhe ka rrezik edhe për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

    Në fjalim, ai paralajmëroi se Libani, ku Izraeli ditëve të fundit ka kryer sulme vdekjeprurëse ajrore, nuk duhet “të shndërrohet në një Gazë të re”.

    Ndërkaq, Guterres gjatë një fjalimi në “Samitin e të ardhmes” të mbajtur të dielën, tha se konfliktet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Sudan, por edhe sistemi i sigurisë globale po “kërcënohen nga ndarjet gjeopolitike dhe zhvillimet e armëve të reja”.

    Në punimet vjetore të OKB-së, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, që me gjasë do të jetë pjesëmarrja e madhe e tij e fundit në skenën botërore.

    Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve javën e kaluar se në punimet e OKB-së, SHBA-ja do të fokusohet në dhënien fund të luftërave në botë./REL/

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, teksa Izraeli...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    GJERMANI- Në linjën hekurudhore midis Xanten dhe Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, një tren rajonal goditi sot një tren mallrash të parkuar, duke...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është bërë protagonist i një videoje virale në rrjete sociale. Momenti i veçantë u shënua gjatë fushatës...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj një të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi ndaj një ish-punëtori sepse sipas njofftimit, ai kishte marrë pagë pa punuar. Referuar...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    GJERMANI- Në linjën hekurudhore midis Xanten dhe Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, një tren rajonal goditi sot një tren mallrash të parkuar, duke...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë i ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit. Por,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është bërë protagonist i një videoje virale në rrjete sociale. Momenti i veçantë u shënua gjatë fushatës...
    Lajme24 Shtator 2024
    Në shënimin e njëvjetorit të rënies së policit, Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë agresionit në Banjskë, kryetari i Degës së LDK-së në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.