×
  • Lajme
  • Lajme

    Guri i përgjigjet për shishen e qumështit Bahtirit: As kjo si paska 61

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Gjithçka nisi nga një propozim ironizues i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, se do ta votonte kolegun e tij nga Vetëvendosje, Agim Bahtiri, për kryetar të Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.

    Meqë Vetëvendosje nuk po arrin ta votojë për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu, Guri me sarkazëm tha se do ta votonte pa problem Bahtirin.

     

     

    Bahtiri në seancën e sotme që dështoi sërish, ia dërgoi një shishe me qumësht për fëmij Paris Gurit, duke dhënë mesazh se Guri për Bahtirin është fëmij dhe duhet të rritet.

    Pas disa orëve që përfundoi seanca Guri iu përgjigj Bahtirit me një foto në Facebook ku ka nxjerr shishen me qumësht në 57 mililitra, aq sa edhe i ka vota tash për tash Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

     

     

    “As kjo si paska 61. Për mililitra e kom fjalën”, ka shkruar Guri në Facebook.

    Ndërsa për veprimin e tij Bahtiri ka deklaruar se Guri e ka nderuar kur ka thënë se e voton për kryetar të Kuvendit e të njëjtin nder ia ka kthyer me shishen e qumështit.

    Postimi i plotë:

     

     

    Kujtojmë, që edhe sot seanca është ndërprerë pas dështimit të Albulena Haxhiut të zgjidhet kryeparlamentare.

    Ajo s’mori votat e nevojshme dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën.

     

     

    “Detyrohemi ta ndërpresim seancën. 27 prill sërish në ora 10:00. Shihemi përsëri”, ka thënë Dehari.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    Lajme30 Maj 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një reagim rreth deklaratës së publikuar nga Avokati i Popullit lidhur me kërkesën...
    Lajme30 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux. Siç...
    Lajme30 Maj 2025
    Në Komunë e Prishtinës ka ndodhur një rast i tentim-korrupsionit, ku një qytetar dyshohet se ka ofruar ryshfet në vlerë prej 2,000...
    Lajme30 Maj 2025
    Luan Dalipi, shef i kabintetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, ‘po e provon fatin në...
    Lajme30 Maj 2025
    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po...
    Vip30 Maj 2025
    Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”,...
    Lajme30 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari tha se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës ta jap intepretimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.