×
  • Lajme
  • Lajme

    Guri i LDK-së pas dorëzimit të kallëzimit penal: I bëjmë thirrje Fitore Pacollit me i kthy cent më cent

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i ka dhënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, për vëllaun e saj dhe së fundmi edhe dajën.

    Kryetari i këtij Forumi, pas dorëzimit të kallëzimit, është deklaruar për media duke kërkuar nga Prokuroria që ta hetojë këtë rast mbi Fitore Pacollin dhe ministrin Peci. “Kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Bujqësisë Faton Pecit dhe deputetes Fitore Pacolli, pas skandalit që është zbulu prej Egzonit të premten e kalume, që Fitore Pacolli përmes lidhjeve të saj me ministrin Faton Pecin, ia ka ndarë 100 mijë euro vëllaut të saj.

    E dje u zbulu që pas vëllaut i ka nda grant edhe dajës së saj’’, tha Guri. Sipas Gurit kjo është shumë shqetësuese dhe tregon që fondet publike po keqpërdoren në mënyrën më brutale të mundshme, e kjo ai thotë që nuk bën me u toleru në asnjë moment. “I kemi parë edhe reagimet e bujqëve të ndershme, e po ashtu edhe të grave të Krushës të cilat kanë bë një punë jashtëzakonisht të madhe për Kosovën, dhe janë refuzu me marr grant.

    Kjo është e papranueshme për ne, ne kërkojmë prej Prokurorisë që ky rast të hetohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas këtij rasti dikush duhet me dhanë llogari, dorëheqje. Presim nga ta që të zbardhet sa më shpejtë ky rast”, tha Guri. “Ky rast dëshmon që ikja e të rinjve që është tu ndodhë, është ka ndodhë sepse ka humbë shpresa. Ne nuk jemi të varfër si popull, por jemi të vjedhur”, përfundoi Guri.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike dhe se...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar disa video nga tubimi i djeshëm në Prizren. Ai ka kërkuar që qytetarët e Prizrenit...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës. Sipas aktakuzës...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka filluar realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten, për herë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për Kurtin se, pas disa viteve përvojë e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës ndërsa sot...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Është arrestuar dje një i mitur në Gjakovë, pasi i njëjti gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e një motoçiklete në garazhin e një shtëpie në Bardhosh të Prishtinës, përcjell Gazeta Express....
    Lajme19 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Gjakovë Sipas policisë, shoqja e saj ka njoftuar se e njëjta...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore u plaçkitën dhunshëm nga depot në Gaza....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.