×
  • Sport
  • Sport

    Gundogan tregon mundësitë e Anglisë për ta fituar Euro 2024 pasi zhgënjyen në fazën e grupeve

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Ilkay Gundogan ka folur për mundësitë që ka Anglia për ta fituar Kampionatin Evropian 2024 pas paraqitjes së tyre zhgënjyese në fazën e grupeve.

    Anglia e nisi këtë garë në Gjermani si kandidati kryesor për ta fituar atë, pasi ekipi i Gareth Southgate është i mbushur i tëri plotë me talentë, veçanërisht në fazën e sulmit.

    Pasi mposhtën Serbinë me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse, “Tre Luanët” morën dy barazime të njëpasnjëshme ndaj Danimarkës dhe Sllovenisë.

    Përkundër këtyre rezultateve, Anglia përsëri arriti që të kualifikohej si e para në Grupin C dhe tani do të luajë ndaj Sllovakisë në fazën e 1/8 së finales.

    Në krahasim me Anglinë, nikoqiri Gjermania fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Skocisë në ndeshjen e parë, para se të marrë një tjetër fitore me rezultat 2-0 ndaj Hungarisë.

    Por ata u ndalën me barazim 1-1 nga Zvicra, me ekipin e Julian Nagelsmann që shënoi në minutat e fundit të ndeshjes me Niclas Fullkrug për të marrë një pikë dhe kreun e grupit.

    Sidoqoftë, besimi se Gjermania mund t’i shkojë deri në fund kësaj gare po rritet, pasi kombëtaret si Franca, Belgjika dhe Holanda po kanë vështirësi së bashku me Anglinë.

    Megjithatë, kapiteni i Gjermanisë, Gundogan, nuk po e nënvlerëson aspak Anglinë, pasi ka luajtur me shumë lojtarë anglezë dhe kundër tyre gjatë kohës sa ishte pjesë e Manchester Cityt.

    “Asnjëherë mos e nënvlerësoni Anglinë. Ata përfunduan si lider të grupit dhe morën rezultate. Në këto gara, kjo është diçka e madhe. Të marrësh rezultate të jep besim dhe motivim që të luash më mirë. Kjo ka të bëjë vetëm me kualifikimin në fazën tjetër”, ka thënë Gundogan.

    “Ndoshta vetëm Franca ka një ekip të njëjtë në aspektin e talentit dhe potencialit. Anglia është ende në mesin e favoritëve. Në fazën me eliminim, ata janë plotë me eksperiencë, por mund t’i kuptoj kritikat që thonë se ata mund të luajnë më mirë”.

    “Në rastin tonë, ju mund të shihni se si marrja e rezultateve mund të bëjë diferencën. Gjendja në kampin e Gjermanisë është shumë e mirë, por kjo për shkak se po marrim rezultate”, përfundoi ai./Telegrafi/

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Sport02 Korrik 2024
    Sot do të dihen edhe dy çerekfinalistët e fundit që do t’u bashkohen Gjermanisë, Spanjës, Francës, Portugalisë, Anglisë dhe Zvicrës. Nga ora...
    Sport01 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo, nuk arriti të shënonte gol gjatë penalltisë, në fund të pjesës së parë të minutave shtesë të lojës. Ai pas...
    Sport01 Korrik 2024
    Portieri Jan Oblak është heroi i Sllovenisë pasi në vazhdime ka pritur penalltinë e Cristiano Ronaldos. Oblak priti gjuajtjen e fuqishme të...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Vërshimet e fundit nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në komunën e Dragashit. I pari i kësaj...
    Lajme02 Korrik 2024
    Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell por pjesërisht me vranësira. “Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Në vendimin historik të së hënës, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara deklaroi për herë të parë se ish-presidentët mund të...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ushtria e vendit po i afrohet “fundit të fazës së eliminimit” të ushtrisë së...
    Sport01 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo, nuk arriti të shënonte gol gjatë penalltisë, në fund të pjesës së parë të minutave shtesë të lojës. Ai pas...
    Sport01 Korrik 2024
    Portieri Jan Oblak është heroi i Sllovenisë pasi në vazhdime ka pritur penalltinë e Cristiano Ronaldos. Oblak priti gjuajtjen e fuqishme të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.