-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Guerot tregon mesazhin që i tha Kurtit në takimin për hapjen e urës së Ibrit

    FrontOnline
    18 Korrik 2024

    Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë.

    Ky është qëndrimi që Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë e ka thënë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadorët e QUINT-it dhe me atë BE-së zhvilluan të hënën ku u diskutua kjo çështje.

    Guerot në Tëvë 1 ka thënë se kanë mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për koordinimin lidhur me këtë çështje.

    “Mesazhi që i kam dhënë kryeministrin në emër të vendit tim, është që në këtë kryqëzim nuk na duhen konfrontime të reja, pika të reja ndezëse e aq më pak nuk na duhet dhunë e re. Për hir të Kosovës, për hir të rajonit për hir të kontinentit kur kemi luftën që po vazhdon në Ukrainë me krejt potencialin për destabilizim që kanë në vete kjo. Ki ishte mesazhi i Francës, dhe menoj që nuk isha i vetëm në këtë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

    Ai ka vlerësuar se për hapjen e urës duhet të ketë komunikim me qytetarët që sipas tij, nëse “duan më shumë” vetura në qytet, ku krahasuar edhe bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe rrugët kryesore në Pejë e Gjakovë në të cilat nuk lëvizet me vetura.

    “A është e nevojshme kur ka ura tjera të hapura. Do të doja të shihja një ekspertizë teknike nëse kjo është e nevojshme”, ka thënë ambasadori francez.

    Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën gjatë një konference për media.

    Ai ka thënë se hapja e urës është në të mirë të gjithë qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Express ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.