×
  • Front TV
  • Front TV

    Gucati: Nuk jam informuar për arrestimin tim deri kur EULEX-i erdhi në zyre

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se fletëarrestimin e ka pranuar ditën që ishte arrestuar.

    “Fletëarresti më është kumtuar ditën e arrestimit”, tha Gucati.

    Gucati tha se arrestimin s’i ishte konfirmuar deri kur EULEX-i i hyri në zyre.

    “Nuk jam informuar për arrestimin tim deri në momentin kur policia e EULEX-it erdhi në zyrën time”, tha tutje Gucati.

    Gucati ka thënë se pas 1 orë e gjysmë ka arritur të kontaktoj me familjen e tij.

    “Pas 1 orë e gjysmë kam informuar djalin tim se jam arrestuar”

    Kryeprokurori i Specializuar, Jack Smith konfirmoi se ka lëshuar fletëarrestim për Gucatin për veprën penale frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Smith tha se do të bëjë riklasifikimin e dokumenteve të dosjeve, lidhur me arrestimin dhe paraburgimin e Gucatit.

    “Zyra administrative ka afat deri më 14 tetor të japë përgjigje”, tha Smith, duke shtuar se ende nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj Gucatit.

    Gucati ishte arrestuar të premten e kaluar në zyrën e tij në OVL të UÇK-së në Prishtinë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurë.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/987373845114704/

     

    Nga Rubrika
    Sport16 Gusht 2025
    Skuadra ukrainase, Metalist e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Oleksandria. Ishte futbollisti shqiptar, Ermir Rashica i cili realizoi një gol...
    Sport16 Gusht 2025
    Një epokë e artë me Bayern Munich ka marrë fund. Kingsley Coman, një nga emrat më të rëndësishëm të viteve të fundit...
    Sport16 Gusht 2025
    Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë. Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik. Ajo ka thënë se...
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE. Lidhur...
    Lajme16 Gusht 2025
    Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.