Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, pritet që të hënën të dal për herë të dytë para Gjykatës Speciale, raporton Front Online.
Këtë e kanë konfirmuar për Front Online, zyrtarë të kësaj Gjykate, teksa shtuan se e njëjta nuk ka të bëj me gjykim por është pjesë e përgatitjeve paragjyqësore.
Sa i përket seancës së dytë dëgjimore për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, nga kjo Gjykatë është thënë që nuk ka ende një ndonjë datë të caktuar.
“Seancat dëgjimore të radhës për Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nuk janë caktuar ende. Sidoqoftë, siç njoftoi Gjyqtari Guillou gjatë paraqitjeve të tyre të para, Gjykatësi do të rishikojë paraburgimin e tyre të paktën çdo dy muaj siç parashikohet në rregullin 56 (2) të rregullores së procedurës dhe provave”,kanë konfirmuar për Front Online, zyrtarë të kësaj Gjykate.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, më 24 shtator, u ku është duke u dyshuar se ka kryer krime lufte.
Në ndërkohë Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar një ditë pas, nën akuzat për frikësim të dëshmitarëve dhe publikim të dokumenteve që do ta dëmtonin procesin e hetimeve nga kjo Gjykatë./Front Online/