×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: Do të ketë protesta e demonstrata

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë për RTV Dukagjinin se nga nesër do të mblidhet Kryesia e OVL UÇK-së dhe të vendosin për hapat tjerë, pas vendimit për aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

    “Nuk përjashtojmë protestat por nuk do ta shkatërrojmë vendin tonë pasi këtu dikush edhe dëshiron një gjë të tillë. Ne kemi luftuar për këtë vend dhe kemi mbi 16 mijë të vrarë dhe mbi 6 mijë të gjymtuar”, tha ai.

    Gucati thotë se do të punojnë shumë që në demonstratat ku mblidhen mbi 20 mijë veta të mos shkatërrojnë vendin.

    “Do të gjendet një rrugë edhe për protesta dhe besoj se nuk do të ofendojmë as ambasadat e huaja e as KFOR-in sepse ata na kanë ndihmuar”.

    I pari i veteranëve thotë se presin që Thaçi e Veseli të dalin faqebardhë nga ky proces.

    “Kemi përshëndetur vendimin e zotit Haradinaj kur dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Haga, por mendojmë se Presidenti në këtë moment nuk duhet të jep dorëheqje për shkak të bisedimeve. Ne mendojmë se në bisedime duhet të jetë një lider i luftës”, tha ndër të tjera Hysni Gucati.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.