×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Pozita në tabelë zhgënjyese, por mund të ishte edhe më keq

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se pozita aktuale e skuadrës në tabelë nuk është ajo që është shpresuar, por ai e ka vlerësuar qëndrueshmërinë e skuadrës në një sezon të mbushur me lëndime.

    City momentalisht renditet në vendin e gjashtë në Premier League me pesëdhjetë e dy pikë, vetëm një më pak se Chelsea që mban pozitën e katërt, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar.

    “Pozita në tabelë është zhgënjyese, por mund të ishte edhe më keq. Lëndimet kanë ndodhur gjatë gjithë sezonit, jemi përshtatur. Jam i lumtur me mënyrën se si e kemi menaxhuar situatën dhe ku ndodhemi tani”, ka deklaruar Guardiola. “Sfida është të kualifikohemi në Champions League sezonin e ardhshëm. Na presin ndeshje të vështira në shtëpi. Nesër kemi përballë një skuadër që është në formë të jashtëzakonshme muajt e fundit. Crystal Palace është gjithmonë një kundërshtar i vështirë këtu. Kam shumë respekt për trajnerin Oliver Glasner dhe mënyrën se si ata luajnë, kanë talent dhe fizik. Por ne duhet të jemi optimistë për ta mbyllur mirë këtë sezon”.

    Në lidhje me merkaton e verës, Guardiola ka treguar detaje, por ka konfirmuar se klubi është aktiv në prapaskenë për të përforcuar skuadrën, sidomos pas paralajmërimit të largimit të Kevin De Bruyne në fund të sezonit.

    “Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë”, ka thënë Guardiola. “Sigurisht që klubi po punon, por nuk do të kemi dyzet e pesë lojtarë në skuadër, kjo nuk është e qëndrueshme për gjendjen emocionale të ekipit. Përveç Kevin, të gjithë kanë kontratë dhe do të shohim si do të sillen, si do të jetë situata jonë. Do ta shohim”./RTK

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2025
    Real Madridi ka zyrtarizuar sot transferimin e mbrojtësit të ri premtues, Dean Huijsen, duke e bërë atë përforcimin e parë për sezonin...
    Sport17 Maj 2025
    Super finalet e “Play-off”-it të Superligës vazhdojnë me sfidën e pestë, që zhvillohet të dielën në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Bashkimi...
    Sport17 Maj 2025
    Xabi Alonso do të rikthehet te Real Madridi në javët e ardhshme, teksa merr drejtimin e skuadrës në Estadio Santiago Bernabeu. Ish-mesfushori...
    Të tjera
    Vip17 Maj 2025
    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të...
    Vip17 Maj 2025
    Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një...
    Lajme17 Maj 2025
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se kjo parti ka refuzuar propozimin e radhës të kryesuesit Avni Deharit,...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se situata në të cilën fgjendet vendit, është tejet e pakëndshme dhe në dëm...
    Lajme17 Maj 2025
    As sot, për të 17-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Kësisoj, vendi vazhdon të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.