Protesta e opozitës e cila u zhvillua me 6 dhjetor, nisi me një incident të papritur ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili u godit me grusht në fytyrë nga një qytetar.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur së fundmi dhe nusja e ish-kryeministrit Armina Mevlani e cila shprehej se ishte e bindur se ky veprim ka qenë diçka e organizuar.
Moderatorja u shpreh se është dhe se autori është shtyrë nga dikush tjetër.
Sakaq ajo u shpreh se nuk e kanë përjetuar aspak mirë dhe nuk ka dashur që të reafojë menjëherë për ngjarjen e ndodhur.
“Nuk e kemi përjetuar mirë, sepse imagjino që shkon përtej politikës. Përtej sulmit fizik që do të më vinte keq për çdo politikan që do të përballej në atë formë. Sepse nuk goditet vetëm një politikan por të gjithë ata që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për shëndetin e tij. Ajo që më prek është fakti që jam 100 % e bindur që ka qenë diçka e organizuar, pasi nuk mendon që ka një person që del për qejf… Arsyet politike që nuk e pëlqejnë që atu ka pasur mijëra njerëz pas tij. Sigurisht që arsye ka. E para punës një person nuk del pa një telefon dhe kartë identiteti pa e planifikuar këtë gjë. Thanë që është person me probleme mendore ndërkohë që nuk ka një dokument që e provon këtë gjë. Ajo nuk e ka një të tillë nga një klinikë shtetërore, e cila njihet. Për më tepër që është pajisur me patentë në vitin 2022.”, u shpreh Armina.