Në ligat e ulëta në Spanjë, duket se tifozët janë të pranishëm gati në çdo takim dhe mundohen të ndajnë edhe drejtësinë në vend të gjyqtarit.
Në një ndeshje të zhvilluar në ligën e shtatë spanjolle, takimi u ndërpre për shkak të një përleshje mes lojtarëve the tifozëve.
Takimi në mes të CEM Bon Pastor dhe UD Carmelor, përfundoi në “dajak” në fundjavën që shkoi.
Skuadra mysafire ishte duke fituar 3-2 dhe sipas raportimeve të Daily Star, mbrojtësi i Bon Pastor, Rodrigo Tejada, shfaqi nervozizmin në mënyrë të gabuar, duke e ndëshkuar veten me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.
Kjo gjë acaroi lojtarët kundërshtar për atë ndërhyrje të Tejadas dhe më pas pasoi përplasja mes tyre.
Mirëpo, gjërat eskaluan kur tifozët u futën në fushë dhe filluan të grushtonin lojtarët mysafir, e kjo më së miri shfaqet në videon që mund ta shikoni më poshtë.
❌ESTO NO ES FÚTBOL❌ pic.twitter.com/ZEzR2YILmT
— CatalunyaFutbol (@CatalunyaFtbl) April 10, 2021