Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se janë grumbulluar mjetet financiare për trajtimin e 11 vjeçares Adisa Cacaj, e cila është diagnostikuar me sëmundjen Leokemi Akute.
Ramosaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që ndihmuan në grumbullimin e këtyre mjeteve.
“Të dashur qytetarë. Në emrin tim dhe të familjes Cacaj ,ju falënderojmë̈ shumë secilin prej jush për kontributin tuaj në ndihmë të Adisës, ju njoftoj që shuma financiare për shërimin e saj, tashmë është arritur. Adisës i uroj shërim sa më të shpejtë dhe gjithë̈ të mirat!
Të gjitha ekipeve që punuan në këtë aksion, falënderim dhe mirënjohje pafund”, ka shkruar Ramosaj.