Sulmuesi shkodran i Brightonit, Brajan Gruda siç duket do të vazhdojë të luajë për Gjermaninë.
Ndër të tjera, në një intervistë për mediat gjermane, Gruda thotë se ndihet rehat në Gjermani, ani pse është me origjinë shqiptare.
“Nuk e di çfarë mban e ardhmja. Prindërit e mi janë nga Shqipëria, kam luajtur për kombëtaren që kur isha i vogël, u linda në Gjermani, këtu ndihem rehat”.
“Për momentin duket se do të vazhdoj të luaj për Gjermaninë. Gjithashtu zemra më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, deklaroi shkodrani.