×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari

    FrontOnline
    12 Gusht 2024

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të ndalë menjëherë lojërat dhe propagandën politike me Rastin Dehari, duke thënë se ka dorë në moszbardhjen e këtij rasti.

    Gruda, në një konferencë për media, tha se show politik që Lëvizja Vetëvendosje e bëri sot para Prokurorisë Speciale, është vazhdimësi e keqpërdorimit të Rastit Dehari nga pushteti aktual.

    “Janë bërë më shumë se tri vite që Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet dhe nuk ka bërë asnjë hap për të zbardhur të vërtetën e Rastit Dehari, përkundër premtimeve për zbardhjen e tij sa ishin në opozitë. Përkundrazi, gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes janë zhdukur e janë kthyer pjesërisht mostrat e Astrit Deharit dhe është djegur dy herë Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku ato ruheshin. Po ashtu, ka disa muaj që LVV po e pengon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me zjarrin në Institut dhe humbjen e mostrave”, theksoi ai.

    Gruda ngriti një sërë pyetjesh lidhur me këto ngjarje, duke thënë se janë problemi themelor i pushtetit .

    “Kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush i ktheu mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush e dogji Institutin? Si ndodhi që mostrat e Deharit u zhdukën në mars të 2023-tës dhe po në atë muaj ndodhi zjarri i parë në Institut? Pas zjarrit të dytë u dogj sistemi i kamerave në IML dhe për katër ditë me radhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive ku mbahen mostrat e Deharit. Si është e mundur që pikërisht në këtë interval kohor 4 ditor të gjendeshin dhe të ktheheshin mostrat e Astrit Deharit në Institut? Cilat janë masat që janë marrë ndaj personave përgjegjës për monitorimin e kamerave dhe atyre që kanë çelësin për hyrje në Dhomën e Dëshmive në IML? Pse po e pengoni themelimin e Komisionit Hetimor për Rastin Dehari?”, pyeti Gruda.

    PDK kërkon që Qeveria e Kosovës t’i kthehet sa më parë punës në zbardhjen e së vërtetës për Rastin Dehari.

    “Po ashtu, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se ky rast nuk do të mbetet i pazbardhur dhe se njerëzit e këtij pushteti që po e pengojnë zbardhjen e tij një ditë do të japin llogari para drejtësisë”, tha Gruda.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka mbajtur një konference për media nga selia e kësaj partie, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Lajme15 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Në Graishtë të Lipjanit, Elmi Reçica ka marrë pjesë në homazhe me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Ismajl...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.