Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë se në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, në vend që LVV-ja të zbardh këtë rast, ajo po organizon turne shahu dhe ping-pongu.
Tutje, Gruda shton se ‘pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë’, transmeton Klankosova.tv.
“Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu. E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht”, shkroi Gruda në Facebook.