Front Online pak më parë raportoi për një vrasje që ka ndodhur në QKUK.
Viktima shtatzënë 35 vjeçare u vra nga bashkëshorti.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se kanë filluar hetimet për të zbardhur rastin.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha ajo për Front Online.
Burri vret gruan shtatzanë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë
Viktima kishte shkuar për të lindur, dyshohet se është vrarë nga ish bashkëshorti