Policia e Kosovës njofton për një rast të sulmit që ka ndodhur dje në Prishtinë.
Një grua ka rrahur një burrë, ndërsa gjatë kohës sa po arrestohej e dyshuara, lëndime trupore ka pësuar një zyrtare e PK-së.
Policia njofton se pas intervismit, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Prishtinë 04.10.2020 – 14:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë arrestimit të të dyshuarës është lënduar një zyrtare policore, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.