Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Rahovec është ankuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij.
Rasti që ka ndodhur të martën pasdite është duke u trajtuar si dhunë në familje, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij femër kosovare. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.