Disa persona dyshohet ta kenë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie.
Rasti ka ndodhur në fshatin Uglar të Zubin Potokut, në orët e para të së premtes.
Kështu të paktën ka deklaruar në polici pronarja.
Sipas policisë, përveç dëme të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar.
Rasti po hetohet si “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM”.