Kathrin Mayoroga, një ish-modele dhe tani mësese e edukimit fizik, ka paditur Cristiano Ronaldon në vitin 2018 për një përdhunim të pretenduar nëntë vjet më parë.
Sipas saj, ajo u takua me Ronaldon në vitin 2009 në Las Vegas në një klub nate dhe më vonë përfunduan në një dhomë hoteli, shkruan FrontOnline.
Tutje, Kathrin pretendon se sulmuesi portugez e kishte dhunuar atë.
Tani, Mayoroga po kërkon 64 milionë euro nga Ronaldo si kompensim për të gjitha vuajtjet dhe dhimbjet që kaloi në këto 12 vjet.
Ajo dëshiron 20 milionë euro për “dhimbjet e së kaluarës”, pastaj edhe 20 milionë tjerë për “të ardhmen” si dhe 20 milionë për “lëndime” si dhe katër milionë shtesë për shpenzimet e avokatit./FrontOnline/