ty ku fillon gjithçka, në Prekaz, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit Shqiptar, pas lansimit të platformës së re politike, “Nisma Thurje”.
Prekazi, sipas Hajdarit, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90 në Shqipëri, Azem Hajdari. Një vend ku sipas saj u ngjallë shpresa tek shqiptarët për të qenë të lirë.
Themeluesja e nismës së re politike në Shqipëri, të hënën në ora 12:00 do të takohet me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ndërsa paraprakisht ka paralajmëruar se do të takojë gratë deputete të Kuvendit të Kosovës.
Rudina Hajdari pasditen e 28 nëntorit ka prezantuar “Nisma Thurje” zyrtarisht si parti politike në një takim online me mbështetësit e saj për shkak të kushteve të pandemisë.
Drejtuesit e saj e vunë theksin tek ekonomia dhe rikthimi i shpresës te të rinjtë.
Nga takimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe, Rudina Hajdari shprehet se Nisma Thurje ka një mbështetje të gjerë pasi votuesit kërkojnë një alternativë të re. Pikë kyçe e programit ekonomik të Nismës Thurje do të jetë thithja e investimeve të huaja, shkruan Gazeta Infokus.
Nismës Thurje i janë bashkuar shumë figura të njohura politike që e shohin këtë parti si mundësinë e njerëzve të thjeshtë për t’u angazhuar në politikë.