Gruaja nga Prizreni është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Rastin e ka raportuar në polici burri i viktimës.
Rasti po hetohet.
“Prizren 05.12.2022 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.