Një grua shqiptare, shtetase e Serbisë, ka raportuar në stacionin policor në Gjilan, se vëllai i saj është rrëmbyer nga një tjetër person.
“RRËMBIM- Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar.”