Mbrëmë rreth orës 19:00, A.G., 31-vjeçare, ka njoftuar policinë se përmes telefonit është kanosur me vrasje nga bashkëshorti i saj, i dyshuari E.N., 29-vjeç, i cili gjendet jashtë shtetit.
Pas intervistimit te viktimës se rastit mësohet se i dyshuari posedon armë zjarri pa leje valide dhe të njëjtën e mban në dhomën e gjumit.
“Nga ana e krim teknikut , ne shtëpinë e te dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri ( pistolete ) e llojit –M57 dhe tridhjete e nënte fishekë te kalibrit 7.62mm. Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit arma e gjetur dhe sekuestruar, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale 1) “ Kanosja “ dhe 2 ) “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armë””, njofton policia.
I dyshuari është në kërkim policor për shkak të dyshimeve te arsyeshme për veprat e kryera, thotë policia.