Dhuna ndaj grave në vendin tonë është një dukuri shqetësuese, pasi vazhdimisht në Polici raportohen dhjetëra raste brenda ditës kur ato sulmohen fizikisht nga bashkëshortët e anëtarët tjerë familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 në një familje në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku një burrë u denoncua nga bashkëshortja e tij për dhunë ndaj saj.
Sinjali mëson se gruaja ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në mes tyre i dyshuari kishte tentuar që ta sulmojë fizikisht. Bazuar në dëshminë e viktimës, bashkëshorti i saj ka ushtuar dhunë psikike ndaj saj qe një vit.
Njësitet policore janë vënë në lëvizje, por i dyshuari ende nuk është arritur që të arrestohet.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ky rast është iniciuar si “Dhunë ne familje.